Lajme

Stoltenberg mirëpret ndihmën amerikane për Ukrainën

04/20/2024 21:10
nga:Y I

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka mirëpritur miratimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën nga Dhoma e Përfaqësuesve e ShBA-së.

Sipas tij kjo është një ndihmë e madhe për Kievin.

“Ukraina është duke përdorur armë të siguruara nga aleatët e NATO-s për të shkatërruar aftësitë ushtarake të Rusisë. Kjo na bën neve më të sigurt, në Evropë dhe Amerikë të Veriut”, ka shkruar Stoltenberg.

Dhoma e Përfaqësuesve e ShBA-së ka miratuar paketën në vlerë prej 60.8 miliardë dollarësh për Ukrainën.