Showtime

“Të vdektë fëmija në bark”, Sara rrëfen e tronditur për mallkimet

04/20/2024 12:29
nga:N K

Sara Gjordeni edhe pse ka kohë që është eleminuar nga Big Brother, akoma vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së publikut.

Së fundmi ajo ka konfirmuar se së bashku me Bardhin janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Ajo gjithashtu zbuloi se ka marrë mallkime dhe kërcënime teksa rrëfeu edhe një koment të bërë nga një grua e cila e krahasonte me Kiarën përsa i takon shtatzanisë.

“Të vdektë fëmija që ke në bark nëse je shtatzanë sepse po e bën për të ngjarë me Kiarën. Asnjë grua nuk duhet t’ja thotë një gruaje tjetër këtë gjë. Sepse asnjë nga ne nuk është aq idiote për t’i ngjarë dikujt duke ngelur shtatzanë”- tha Sara.

Ajo gjeti rastin t’i kërkonte ndjesë edhe Kiarës për komentin e bërë ndaj saj.

“Mendoj se ndjesë meriton çdo njeri që do ishte në vendin e saj. Nuk ishte diçka e iniciuar nga unë. Nuk kam asgjë personale, por mendoj se ndjesë për atë koment do meritonte çdo grua që do ishte në vendin e Kiarës”– nënvizoi ish-banorja e BBVIP.