Lajme

Prishtinë: Të shtëna me armë zjarri në afërsi të një pompe derivatesh

04/18/2024 21:36
nga:G C

Në afërsi të një pompe derivatesh në Prishtinë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Kështu të paktën kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës për GazetaBlic.

Deri më tani nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

“Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në afërsi të një pompe derivatesh, në Prishtinë.Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast nuk ka ndonjë person të lënduar”, tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e PK-së për rajonin e Prishtinës.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që prezenca e njërit prej personave të përfshirë në rast është siguruar nga ana e policisë”, tha Ahmeti për GazetaBlic.