Flamur Kabashi, hulumtues në KDI, vlerëson se armëmbajtjet pa leje po shkaktojnë vrasje në vendin tonë.
Në emisionin Edicioni Special në Klan Kosova ai theksoi se 80% përfundojnë me aktgjykim me gjobë ose dënim me kusht.
“Këtu është dështim i shtetit, se ka dështuar ta zë një armë pa leje, se do të vetëdijesohej personi për punë të armës dhe nuk do të ndërmerrte veprën penale të vrasjes”.
“Po del që për armëmbajte pa leje po shqiptohen dënime me gjobë, në shumicën e rasteve, kur në fuqi e ke një ligj që ta lejon deri në 10 vjet burgim për veprën penale të armëmbajtjes pa leje”, tha Kabashi.


