Raporti për Kosovën i Dora Bakoyannis për anëtarësimin në Këshill të Evropës ka kaluar me sukses edhe hapin e dytë, duke mbetur kështu vetëm hapi final, mundësia e tij e parë më 16 maj, raporton GazetaBlic.
E, për këtë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shprehet optimist.
Ai në një deklaratë për medie thekson se do të angazhohen që një gjë e tillë të ndodhë në muajin maj.
“Ne jemi optimist për anëtarësimin në muajin maj, do të angazhohemi që kjo të ndodhë për shkak se në njërën anë e kemi shancin e jashtëzakonshëm”, tha Kurti.
“Mbështetja për anëtarësimin e vendit tonë nuk ishte thjeshtë vetëm masive, por ishte edhe e thellë sepse u fitua edhe debati me argumente”, shton ai.
Por, a do të ketë lëvizje për Asociacionin?
“Në kuadër të diskutimeve që kemi pasur me raportues të ndryshëm, ne nuk e kemi mohuar që paraardhësit tonë para 9 vjete, kanë bërë marrëveshje në Bruksel, por jemi të bindur që marrëveshja bazike që e kemi bërë ne e adreson këtë gjë”, tha Kurti.