Sporti

E mrekullueshme | Edon Zhegrova fiton çmimin “Lojtari i Muajt” në Ligue 1

04/16/2024 20:55
nga:Lorik J

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova ka fituar çmimin e më të mirit në Ligue 1 të Francës për muajin mars.

Zhegrova bëri paraqitje fantastike me fanellën e Lille gjatë muajit të kaluar, duke shënuar dy gola në katër ndeshje, shkruan LIG Sport

Përveç golave, Zhegrova bëri për vete edhe shumë tifozë të futbollit me driblimet e tij fantastike.

Kujtojmë që gjatë këtij sezoni në Ligue 1, Zhegrova ka shënuar pesë gola dhe ka bërë pesë asiste.