Lajme

Hoxhaj: Iu hap porta Kosovës për t’u anëtarësuar në organizatën më të vjetër në Evropë

04/16/2024 20:55
nga:Y I

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, iu është gezuar lajmit për mbështetjen që Kosova mori në Strasburg, në votimin e anëtarëve të Asamblesë së Këshillit të Evropës.

Hoxhaj, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, e ka quajtur lajm të madh që Asambleja i tha po anëtarësimit të Kosovës në KiE.

“Iu hap porta Kosovës për t’u anëtarësuar në organizatën më të vjetër në Evropë – Këshill të Evropës, pas votimit të deputetëve të Asamblesë Parlamentare. Presim rezultatin pozitiv pas një muaji! Urime të gjithëve” shkruan Hoxhaj raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë: