Lajme

Votimi pro në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, Hasani: U shënua edhe një moment tjetër historik për Kosovën

04/16/2024 20:37
nga:Y I

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, e ka uruar Kosovën për kalimin e hapit të parafundit për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Me anë të një postimi në platformën X, ai ka theksuar se sot u shënua edhe një moment tjetër historik për Kosovën.

Rekomandimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës është një njohje e progresit dhe potencialit të saj”.

“Është një hap vendimtar drejt një bashkëpunimi më të madh, stabilitetit dhe prosperitetit për popullin e Kosovës.

“Është një dëshmi e përkushtimit të Kosovës ndaj vlerave evropiane”, ka thënë Hasani