Lajme

Izraeli thotë se ka vrarë një komandant të Hezbollahut

04/16/2024 18:15
nga:Y I

Komandanti i sektorit bregdetar të Hezbollahut është vrarë në një sulm izraelit, kanë thënë nga forcat izraelite, tw cilwt shtuan se një nga avionët e tyre “godi dhe eliminoi” Ismail Yusaf Baz-in në zonën Ain Ebel të Libanit, raporton Skynews.

Komandanti kishte shërbyer si zyrtar i lartë në disa pozicione në krahun ushtarak të Hezbollahut.

Ai kishte planifikuar gjithashtu lëshime raketash dhe raketash antitank drejt Izraelit nga zona bregdetare e Libanit, thanë forcat izraelite