Trajneri i Bayern Munichut, Thomas Tuchel, flet përpara ndeshjes së dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit.
Ndeshja në Allianz Arena është të mërkurën në orën 21:00, ndërsa ndeshja e parë në Emirates Stadium ka përfunduar me rezultat 2:2. Specialisti gjerman beson se bavarezët kanë avantazh ndaj Arsenalit.
“Mendoj se kemi një avantazh të vogël. Kemi lojtarë që kanë fituar Ligën e Kampionëve, kemi lojtarë që kanë luajtur ndeshje vendimtare në këtë kompeticion. Por për të fituar, duhet të japim më të mirën tonë”, tha Thomas Tuchel.
“Gjithashtu, ndonjëherë mund të jetë një avantazh të mos kesh përvojë dhe të mos jesh favorit dhe të mos kesh pritshmëri të mëdha. Ky mund të jetë një avantazh për Arsenalin,” shtoi ai.
/GazetaBlic Sport


