Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, e ka quajtur të frikshme dhe të tmerrshme që sot u vra një grua në Pejë, ndërsa pesë ditë më parë u vra një grua në Ferizaj, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se sistemi i drejtësisë është bashkëfajtor, derisa të gjithë këta vrasës kanë të kaluar kriminale.
Ajo ka shtuar se vrasja e grave është urgjencë kombëtare!
Postimi i saj i plotë:
Dy vrasje të grave brenda një jave në Kosovë. E frikshme. E tmerrshme. E papranueshme.
Të gjithë këta vrasës janë me të kaluar kriminale, shteti ishte në dijeni për dhunën ndaj grave, është bashkëfajtor sistemi i drejtësisë.
Të rizgjohet pushteti e të mos mjaftohet vetëm me deklarata!
Vrasja e grave është urgjencë kombëtare!
Mjaft më!