Lajme

Sociologia për vrasjen e grave: Kosova është tashmë një vend i pasigurt për gratë

04/16/2024 14:21
nga:N K

Sociologia Flakë Ymeri, ka reguar ndaj vrasjeve të grave në Kosovë. Ajo këtë dukuri e sheh si shqetësuse. Ymeri thotë se këto raste të mos neglizhohen dhe dënimet të ashpërsohen.

Sipas saj, Kosova është tashmë një vend i pa sigurt.

“Kosova tashmë është një vend i pasigurt për gratë. Shumë gra të divorcuara  po përballeen me një pasiguri instucionale dhe ne duhet të jemi të sigurt kudo që ne jetojmë, unë e shohë si shqetësim të madh shoqërorë”, u shpreh ajo për Gazeta Blic.

Tutje ajo thekson se këto raste nuk duhet të neglizhohen, dhe si një zgjedhje për këtë dukuri ajo mendon që dënimet duhet të ashpërsohen.

“Sigurisht që këto raste duhet të mos neglizhohen dhe dënimet të ashpërsohen”, deklaroi ajo.

Krahas kësaj Ymeri, thotë se shteti duhet të ndërtoj poltika në parandalimin e këtyre krimeve.

“Shteti duhet të ndërtojë politika në parandalimin e këtyre krimeve e ajo që duhet të ndërrmerret, është shtimi i masave të sigurisë për kategori të grave të divorcuara në mënyrë që të ulët kjo dikuri”, tha sociologia Ymeri.

Ymeri shton se vrasja e ndodhur mbrenda QPS është e pajustifikueshme, aty duhet të ishte vendi më i sigurt dhe jo të ndodhte vrasja.

“Për mua edhe si grua si profesioniste është e pajustifikeushme ky krim i ndodhur mbrenda QPS, që duhet të ishte vendi më i sigurt për të dy palët për t’u takuar e jo të vritet një grua brenda QPS, raporton Gazeta Blic.