Lajme

Si funksionojnë dronët Shaheed, të cilët i ka edhe Serbia – Dugolli tregon a do të rrezikohet siguria e Republikës së Kosovës

04/15/2024 18:00
nga:G C

Deputeti i VV’së, Enver Dugolli ka folur rreth dronëve iranian që sulmuan Izraelin, e furnizuar me ta edhe Serbia.

Dugolli në një prononcim për GazetaBlic thekson se këta dronë njihen si vetëvrasës dhe asgjësohen vetëvetiu.

“Është e vërtetë që Serbia posedon dronë të tillë, të cilët i ka blerë nga Irani. Si të tillë, këta dronë janë të supozuar që të sulmojnë caqe të caktuara, janë dronë që njihen si kamikaz, vetëvrasës, ku kryejnë aksionin dhe asgjësohen edhe vetë”, tha Dugolli.

Dugolli thotë se dronët Shaheed janë të rrezikshëm për Kosovën, pasi siç thotë ai, Kosova nuk posedon një sistem mbrojtës raketor me të cilën do të pamundësohej një goditje me dronë të tillë.

“Janë të rrezikshëm, kur shtohet fakti që Kosova nuk posedon një sistem mbrojtës raketor me të cilën do të pamundësohej një goditje me dronë të tillë. Izraeli e sanojë këtë dëm të madhë, sepse posedojnë sisteme të avancuara mbrojtëse dhe arritën për mrekulli që të shpëtojnë”, tha Dugolli.

Sipas Dugollit, në një të afërme të afërt duhet të merremi me anti-ajrore të cilat janë të nevojshme për mbrojtje.

Kështu në mënyrë, që të ruhet siguria e Kosovës.

“Rasti i Kosovës është tjetër, ne ende nuk posedojmë sisteme raketore të cilat zvogëlojnë apo pamundësojnë efektin e tyre. Ata janë të rrezikshëm dhe ne duhet që në një të ardhme, jo shumë të largët, të merremi me sisteme anti-ajrore të cilat janë të nevojshme për mbrojtje, pasi Serbia posedon drona të tillë, jo pak”, tha Dugolli për GazetaBlic.

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë – dronët që u përdoren ndaj Izraelit janë Shaheed, mijëra të tillë i ka edhe Serbia