Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në qytetin e Gjakovës.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë se në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja, teksa shtuan se janë në kërkim të zbardhjes së rastit dhe të dyshuarëve.
“Rreth orës 20:20 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Anton Qeta”. Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes ku edhe janë gjetur disa gjëzhoja të armës së zjarrit. Aktualisht jemi të angazhuar në kërkim të të dyshuarve dhe zbardhjes së rrethanave të rastit”, thuhet në përgjigjen e tyre.


