Sporti

Drejtuesit e Bayern Munich e urojnë Leverkusenin: E merituat, shihemi sezonin tjetër!

04/14/2024 20:54
nga:Lorik J

Leverkusen feston titullin e parë në historinë e klubit. Falë fitores 5-0 në shtëpi kundër Bremenit, ata u shpallën edhe zyrtarisht kampion.

Presidenti i Bayernit, Herbert Hainer (69), CEO Jan-Christian Dreesen (56) dhe drejtori sportiv Max Eberl (50) kanë uruar klubin e Leverkusenit për këtë triumf, përcjell GazetaBlic Sport.

Hainer thotë: “Urime Bayer Leverkusen për kampionatin e parë historik gjerman në historinë e klubit. Titulli i shkon Leverkusenit absolutisht me meritë: është shpërblimi për një sezon të jashtëzakonshëm dhe futboll të mrekullueshëm. Qëllimi i FC Bayern tani është: Kupa duhet të kthehet në Mynih! Shihemi në sezonin e ri.”

/GazetaBlic Sport