Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti, për deklaratën e tij se më shumë qytetarë po kthehen në Kosovë, se sa që po largohen, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se po fluturojnë rrenat e Kurtit, duke shtuar se Kurti dhe rrena kanë një marrëdhënie të përhershme.
Postimi i saj i plotë:
Fluturojnë, fluturojnë rrenat e Kurtit.
Ai nuk po gënjen veç për toke por edhe për hava.
Po thotë se në qeverisjen e tij “më shumë qytetarë kthehen në Kosovë se sa që largohen”.
Definitivisht, rrena dhe Kurti kanë një marrëdhënie të përhershme.


