Lajme

Kryeministri i Japonisë dënon sulmin iranian

04/14/2024 10:33
nga:G B

Kryeministri japonez, Fumio Kishida dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si një veprim për të përkeqësuar situatën e vazhdueshme në Lindjen e Mesme.

“Jam thellësisht i shqetësuar dhe dënoj fuqishëm përshkallëzimin”, u tha ai gazetarëve, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.

Kishida tha se qeveria e tij do të bëjë maksimumin për sigurinë e qytetarëve japonezë në rajon dhe theksoi rëndësinë e përpjekjeve diplomatike për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve.

Ai tha se nuk ka raportime për lëndime të shtetasve japonezë deri më tani nga sulmi.