Lajme

Shqipëri: Pas pesë ditësh në koma ndërron jetë 24-vjeçarja, e përplasi automjeti – ngasësi i saj ishte i dehur

04/13/2024 19:28
nga:Sh R

Ka ndërruar jetë 24-vjeçarja, e cila mbeti e lënduar rëndë në një aksident në aksin rrugor Përrenjas-Qafë Thanë.

Ajo vdiq sot në Spitalin e Traumës në Tiranë.

24-vjeçarja qëndroi në koma për pesë ditë, ndërsa bashkë me të mbetën të plagosur edhe tre anëtarë tjerë të familjes.

44-vjeçari i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin, rezultoi se ka qenë i dehur kur po drejtonte automjetin, raporton Top Channel.