Një mjet i dyshimtë i pashpërthyer është gjetur në Shtime.
Rastin në polici e ka lajmëruar një burri.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se kishte hasur në një mjet të dyshimtë të pashpërthyer-predhë që dyshohet të jetë nga lufta e dytë botërore”, thotë policia në raport.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, KFOR-i dhe njësiti i FSK-së të cilët kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar.