Lajme

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Izraeli do t’i përgjigjet drejtpërdrejt çdo sulmit iranian

04/11/2024 23:05
nga:G B

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant ka thënë se Izraeli do t’i përgjigjet drejtpërdrejt çdo sulmi nga Irani.

“Një sulm i drejtpërdrejtë iranian do të kërkojë një përgjigje të përshtatshme izraelite kundër Iranit”, është shprehur ai.

Këto komente të Gallant vijnë derisa tensionet vazhdojnë të rriten në Lindjen e Mesme, me Iranin që premton të nisë një sulm hakmarrës, pas dyshimeve për një sulm izraelit ndaj ambasadës së tij në Siri.