Lajme

Ironizon Bajqinovci: LDK ende nuk e ka publikuar videon për prpagandën e Freedom House e Bankës Botërore

04/11/2024 22:35
nga:G B

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se Freedom House sot e nxori Republikën e Kosovës si të vetmin vend në Ballkanin Perëndimor që ka progres në demokraci, e Banka Botërore thotë se do të ketë rritjen më të madhe në Kosovë në vitet 2024 dhe 2025, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në anën tjetër LDK ende nuk e ka publikuar videon për propagandën e këtyre dy institucioneve.

Postimi i tij i plotë:

Freedom House sot e nxori Republikën e Kosovës si të vetmin vend në Ballkanin Perëndimor që ka progres në demokraci.

Banka Botërore po ashtu thotë se Kosova do të ketë rritjen më të madhe ekonomike në këtë rajon për 2024 dhe 2025.

Por, LDK ende nuk ka publikuar video për propagandën e këtyre dy institucioneve.