Një vjedhje e rëndë ka ndodhur sot paradite në Gjilan.
Dyshohet se hajnat kanë arritur të vjedhin një shumë të konsiderueshme të parave.
Rastin për Gazeta Blic, e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal Ismet Hashani, ku tha se rasti po hetohet si “Vjedhje e rëndë”, dhe se për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.
“Një rast është raportuar në polici sot. Sipas viktimës atij sot gjatë ditës i janë vjedhë një shumë e konsiderueshme para të gatshme. Për rastin është njoftu prokurori i shtetit. Njësitet e hetimeve rajonale janë duke i zhvillu hetimet”, tha Hashani për Gazeta Blic.
Lidhur me rastin deri më tani nuk ka ndonjë person të arrestuar.