Federata e Futbollit të Kosovës e ka anuluar ndeshjen mes Ulpianë dhe Vllaznisë së Pozheranit, për faktin dhe arsyetimin se kjo ndeshje ka qenë e kurdisur.
Komisioni i garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka konstatuar se ndeshja mes Ulpianës dhe Vllaznisë ka qenë e kurdisur.
Kështu thuhet në vendimin për këtë ndeshje, teksa përballja do të regjistrohet si ndeshje e luajtur, por pikët dhe golat nuk do të regjistrohen.
Përballja Ulpiana-Vllaznia ngjalli shumë polemika fundjavën e kaluar, me mënyrën se si ranë golat e ekipit të Vllaznisë.
Komisioni në fjalë ka inicuar procedurë disiplinore si vijon:

/GazetaBlic Sport/


