Sporti

Clement Turpin do ta drejtojë ndeshjen Milan – Roma, ‘nuk pëlqehet’ nga ‘Rossonerët’

04/11/2024 18:05
nga:Mergim Rreci

Clement Turpin është caktuar të drejtojë ndeshjen çerekfinale të Ligës së Evropës mes Milanit dhe Romës.

Turpin ka drejtuar katër ndeshje të Milanit në të kaluarën, një humbje 2-0 ndaj Arsenalit në 2018, një barazim 1-1 me Porton në 2021, një barazim 0-0 me Tottenhamin vitin e kaluar dhe humbjen 1-0 me Interit në Champions, gjysmëfinalja e Ligës vitin e kaluar, përcjell GazetaBlic Sport.

Arbitri francez ka drejtuar tre ndeshje të Romës më parë – një fitore 2-1 ndaj Feyenoord në 2015, një fitore 3-0 ndaj Barcelonës në 2018 dhe një humbje 2-0 ndaj Real Madridit në 2018.