Javën e ardhshme do të mbahet takimi tjetër mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dinarit, raporton GazetaBlic.
Këtë e kanë konfirmuar për GazetaBlic nga BE-ja ku thonë se ky takim i radhës do të bëhet me me kusht që palët të jenë të gatshme të angazhohen në bazë të ideve të paraqitura nga lehtësuesi i Bashkimit Evropian.
Data e takimit do të shpallet pasi të konfirmohet.
“Lehtësuesi i BE-së planifikon të thërrasë një takim tjetër javën e ardhshme në nivelin e kryenegociatorëve për të diskutuar një zgjidhje të përkohshme të çështjeve të shkaktuara nga rregullorja e fundit e Bankës Qendrore të Kosovës, me kusht që palët të jenë të gatshme të angazhohen në bazë të ideve të paraqitura nga lehtësuesi i BE-së”, thanë ngë BE-ja për GazetaBlic.