Çmimi për trajnerin më të mirë të muajit mars në Serie A iu dha trajnerit të Bolognas, Thiago Motta.
Ky çmim do t’i ndahet trajnerit para ndeshjes Bologna-Monza, e planifikuar për të shtunën më 13 prill 2024 në orën 20:45 në stadiumin “Renato Dall’Ara” të Bolognas.
Çmimi u caktua nga një juri e përbërë nga drejtorë të gazetave sportive, të cilët vlerësuan trajnerin.
Për llogaritjen përfundimtare, u morën parasysh xhiro 27-30 në Serie A.
Kjo është hera e dytë këtë sezon që Motta fitoi çmimin e më të mirit.
/GazetaBlic Sport