Ish-reprezentuesi brazilian Dani Alves i ka kthyer 150,000 euro babait të Neymar Jr, të cilat iu dhanë për të ndihmuar në mbrojtjen e tij kundër një akuze për sulm seksual, për të cilën ai u dënua më vonë.
Avokati i Alves, Ines Guardiola konfirmoi për agjencinë franceze të lajmeve AFP të enjten se ish-lojtari i Barcelonës, i cili është me kusht në pritje të një apeli kundër dënimit për përdhunim, i ktheu paratë javën e kaluar.
Alves, 40 vjeç, u dënua me 4 vjet e gjysmë burg më 22 shkurt pasi gjykata e lartë e Katalonjës e shpalli fajtor për sulm seksual ndaj një gruaje në një klub nate në Barcelonë në vitin 2022.
Megjithatë, ai u lirua nga burgu më 25 mars pasi bëri pagesën e kushtit prej 1 milion – ndërsa pret rezultatin e apelit të tij.
Raportet në mars kishin pohuar gjithashtu se Neymar Sr. ndihmoi Alves të paguante garancinë prej 1 milion eurosh, por ai mohoi rastin, duke thënë se “situata ishte ndryshe” tani që kishte një dënim.
/GazetaBlic Sport