Sporti

Tifozët e Monterreyt ‘provokojnë’ Messin, brohorasin emrin e Cristiano Ronaldos

04/11/2024 09:50
nga:Lorik J

Ndeshja e dytë e çerekfinales së Ligës së Kampionëve ‘CONCACAF’ ndërmjet Monterreyt dhe Inter Miami (3-1), e cila çoi në eliminimin e skuadrës së Amerikës së Veriut nga gara, u shënua nga një provokim i vogël nga tifozët meksikanë ndaj Lionel Messit.

Tifozët e skuadrës vendase kërkuan të destabilizonin sulmuesin argjentinas dhe për ta bërë këtë brohoritën emrin e Cristiano Ronaldos, duke evokuar rivalitetin historik mes të dyve në fushë, përcjell GazetaBlic Sport.

Më poshtë keni pamjet nga thirrjet e tifozëve meksikanë në dretim të Messit:

Monterey kaloi në gjysmëfinale të kompeticionit, ku do të përballet me Columbus Crew.

Pachuca dhe Club America do të garojnë në gjysmëfinalen tjetër.

/GazetaBlic Sport