Lajme

“Feja e shqiptarit është shqiptaria”, Tërnava: Kjo përdoret nga dikush për ta mbuluar të mosqenit bollshëm shqiptar

04/10/2024 19:10
nga:G B

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në një intervistë për “Info Magazine” në Klan Kosovë foli në lidhje me thënien “‘Feja e shqiptarit është shqiptaria”.

Ai u shpreh se kjo përdoret nga dikush për ta mbuluar të mosqenit bollshëm shqiptar, njofton Klankosova.tv.

“Kjo përdoret nga dikush për ta mbuluar të mosqenit bollshëm shqiptar, mirëpo ne e dimë që feja e shqiptarit është feja islame, është feja ortodokse, është feja katolike, është feja protestante. Pra, feja e gjermanit nuk është Gjermani, por është feja që i përkasin, as feja e amerikanëve nuk është Amerika, por e kanë fenë që i përkasin”, u shpreh Tërnava.