Lëvizja Feministe Studentore të enjten ka paralajmëruar protestë për përjashtimin e profesorit të UP-së, Xhevat Krasniqi, i cili është i dyshuari për ngacmim seksual.
Kjo lëvizja ka ftuar të gjithë që për të pestën ditë me radhë të iu bashkohen në protestën gjithëditore para ndërtesës së Rektoratit.
“Shoqe e shokë, ndonëse tashmë kemi parë rezultate të rezistencës tonë, ne nuk do të tërhiqemin nga kërkesat tona. Ne nuk mjaftohemi me reagime indiferente e jo-serioze nga UP-ja, andaj deri në përjashtim të profesorit Krasniqi, ne vazhdimisht do të përshkallëzojmë rezistencën tonë”.
“Studente e studentë, qytetare e qytetarë, ju ftojmë që për të pestën ditë me radhë të na bashkoheni në protestën gjithëditore para ndërtesës së Rektoratit. Posaçërisht, ju ftojmë të na bashkoheni në bllokadë nga ora 11:00 dhe bashkarisht të pamundësojmë daljen e anëtarëve të KE nga Rektorati, derisa të ushtrojnë kompetencat e tyre për të marrë një vendim të drejtë për profesorin Krasniqi”, thuhet tutje në njoftim.