Showtime

Vajza 15-vjeçare e Ben Affleck deklarohet hapur: Jam trans!

04/10/2024 18:53
nga:N K

Vajza 15-vjeçare e Jennifer Garner dhe Ben Affleck ka deklaruar se nuk do të jetë më vajzë dhe orientimi i saj seksual tashmë është trans. Vajza e njohur si Serafina Rose Affleck, tani e tutje ka vendosur që të quhet Fin.

Disa ditë më parë familja Garner-Affleck u mblodh një kishë në Charleston për të nderuar kujtimin e babait të Jennifer-it, William Garner, i cili ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare.

Gjatë ceremonisë, ajo doli në podium, si të gjithë nipërit e Garnerit, dhe lexoi një fragment nga Dhjata. Ajo u prezantua si Fin Affleck.