Lajme

Ukraina dhe Britania e Madhe nënshkruajnë marrëveshje për prodhimin e armëve

04/10/2024 15:57
nga:Sh R

Zyrtarët e Kievit kanë bërë të ditur se Ukraina dhe Britania e Madhe kanë nënshkruar marrëveshje për prodhimin e armëve.

Dokumenti u nënshkrua në një konferencë të industrisë ushtarake në kryeqytetin ukrainas, ku morën pjesë rreth 30 kompani britanike të mbrojtjes.

Firmat britanike ishin aty për të diskutuar sipërmarrjet e mundshme të përbashkëta me prodhuesit ukrainas të armëve dhe mbrojtjes.