Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani nga Bashkësinë Islame e Kosovës ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit, ndërsa ka falënderuar BIK-un për rolin që luan në mënyrë që shteti të ecë para.
Presidentja Osmani tha duhet punuar bashkërisht për të çuar përpara shtetin.
“Ishim këtu për të nderuar kryemyftiun dhe bashkëpunëtorët e tij, dhe nëpërmjet tyre, edhe shumë qytetarë për këtë festë të bekuar. Lutjet përgjatë Ramazanit të jenë të pranuara. Faleminderit për rolin që luan BIK-u në mënyrë që qytetarët tanë të ecin përpara. Dua t’i falënderoj për bashkëpunimin për sfidat me të cilat përballet vendi ynë. Për kontributin e dhënë gjatë Ramazanit. Të punojmë së bashku për qytetarët dhe shtetin tonë”, ka thënë Osmani.
Me rastin e festës së Fiter Bajramit, Bashkësia Islame e Kosovës është vizituar nga krerët e lartë shtetërorë, përfaqësues të partive politike dhe drejtues të tjerë të institucioneve.


