Lajme

Bislimi uron Fitër Bajramin: Harmoni dhe begati në familje

04/10/2024 11:26
nga:N K

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ka uruar besimtarët myslimanë më rastin e festës së Fitër Bajramit.

Bislimi ka thënë se shpresoj që kjo ditë gëzimi të na bashkojë të gjithëve, duke qenë sa më zemërgjerë e solidar me njëri tjetrin.

“Pas një muaji sakrificash të agjërimit, urime dhe me fat festën e Fitër Bajramit. Shpresoj që kjo ditë gëzimi të na bashkojë të gjithëve, duke qenë sa më zemërgjerë e solidar me njëri tjetrin. Më shumë harmoni dhe begati, në familje e për më të dashurit tuaj”, ka shkruar ai.