Sporti

Guardiola ankohet për barin e Santiago Bernabeu: Perez, rregulloje këtë, sepse keni super stadium!

04/10/2024 11:44
nga:Lorik J

Në Angli në këto orë pas ndeshjes Real Madrid-Manchester City është diskutuar shumë për kushtet e fushës në Santiago Bernabeu.

Vetë trajneri spanjoll i Manchester Cityt, Guardiola, duke folur pas ndeshjes për TNT Sports, është ndalur te tema, duke i dhënë edhe këshilla presidentit të Los Blancos: “Preferoj të shoh qiellin dhe jo tavanin, por Santiago Bernabeu është spektakolar. Unë i them Florentino Perezit një gjë: stadiumi është i bukur, tani rregulloni barin në fushë”.