Sporti

De Bruyne kishte të vjella dhe ndihej i sëmurë para ndeshjes Real Madrid – Manchester City

04/10/2024 10:24
nga:Lorik J

Trajneri i Manchester Cityt, Guardiola, ka thënë pas ndeshjes çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit në Santiago Bernabeu (3:3) se Kevin De Bruyne kishte vjellur para fillimit të ndeshjes dhe kjo është arsyeja pse belgu mbeti në stol dhe nuk luajti fare.

“Kevin hyri në dhomën e zhveshjes dhe tha se nuk mund të luante. Pasi hëngri, ai u ndje i sëmurë dhe kishte të vjella. Shpresoj se mund të mbështetem tek ai për ndeshjen e radhës, sepse ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”, ka komentuar Pep.

De Bruyne pritet të jetë gati për ndeshjen e ardhshme të Citizens në Premier League kundër Luton të shtunën.

/GazetaBlic Sport/