Analisti, Xhenur Iseni, ka thënë se figura e kryeministrit, Albin Kurtit, është kult tek të rinj në Maqedoninë e Veriut dhe sipas tij, duhet të kihet kujdes për këtë.
Iseni ka treguar se ka një pyetje për Kurtin, pasi tanimë partia e tij, Lëvizja Vetëvendosja është përfshirë në zgjedhjet atje me opozitën shqiptare.
“Dhe unë do të kisha pasur shumë kujdes, se duhet pasur parasysh se figura e Albin Kurtit është kult të të rinjtë në Maqedoni… meqë që është i përfshirë Kurti drejt për drejt në zgjedhjet dhe mbanë anë tanimë edhe me kandidatë për deputetë, e kisha pyetur se të cili politikan të VLEN e sheh vetën.
D.m.th. meqenëse ai i mbështet aVLEN, e sheh ndonjë karakteristik të Lëvizjes Vetëvendosje, këtë nuk e ka sqaruar deri më tani kryeministri Kurti se të cili eksponentë”, ka thënë Iseni në “Debat Plus”.


