Sporti

Nën kërcënim nga sulmet terroriste, UEFA merr vendim për dy ndeshjet e sotme të Ligës së Kampionëve

04/09/2024 17:58
nga:Mergim Rreci

UEFA garantoi këtë të martë se ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të zhvillohen siç ishte planifikuar, pavarësisht kërcënimit të sulmeve terroriste nga Shteti Islamik.

Në një deklaratë, organizata siguron që “të gjitha ndeshjet e planifikuara do të zhvillohen me masat e duhura të sigurisë” dhe pranon se është “në kontakt të ngushtë me autoritetet lokale” të qyteteve që do të presin ndeshjet, transmeton GazetaBlic Sport.

Këtë të hënë, Shteti Islamik kërcënoi se do të kryente sulme terroriste gjatë ndeshjeve së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, që do të zhvillohen në Londër, Paris dhe Madrid.

Xhihadistët publikuan disa imazhe në kanale propagandistike, si Fondacioni Al-Azaim dhe Sarh al-Khilafah, një prej tyre me mbishkrimin “Vritini të gjithë ” .

Në këtë imazh, një burrë shfaqet me fytyrën të mbuluar, i armatosur me një armë automatike dhe emrin e të gjitha stadiumeve ku do të luhen ndeshjet e Champions League këtë javë dhe kërcënimi u konfirmua nga SITE Intelligence Group , një organizatë e specializuar në gjurmimin. grupeve terroriste.

/GazetaBlic Sport/