Sporti

Ancelotti kundër Guardiolas, sonte përballen dy trajnerët me më shumë fitore në historinë e Champions League

04/09/2024 17:41
nga:Mergim Rreci

Sot luhen dy ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Arsenali do të presë Bayernin nga ora 21:00, ndërsa Reali në të njëjtën kohë do të presë Manchester Cityn në Madrid.

Ky do të jetë sezoni i tretë radhazi në të cilin këto dy klube përplasen në fazën eliminatore të kompeticionit, përcjell GazetaBlic Sport.

Në këtë ndeshje do të përballen dy trajnerët me më shumë fitore në historinë e Champions League. Carlo Ancelotti ka 113 fitore ndaj 109 të Pep Guardiolës. Të dy trajnerët e kanë fituar disa herë këtë kompeticion.

/GazetaBlic Sport/