Sporti

Cila skuadër llogaritet si favorite për ta fituar Ligën e Kampionëve?

04/09/2024 17:00
nga:Mergim Rreci

Liga e Kampionëve ka hyrë në fazën finale.

Ndeshjet çerekfinale do të luhen të martën dhe të mërkurën e kësaj jave. Opta , një faqe statistikore e futbollit, ka njoftuar se kush ka shanset më të mira për të fituar kompeticionin elitar të klubeve evropiane, transmeton GazetaBlic Sport.

Ata përdorën një superkompjuter për të përcaktuar shanset. Sipas llogaritjeve, Manchester City ka shanset më të larta për të fituar Ligën e Kampionëve – 28.3%.

Në vendin e dytë është Real Madridi me 15%, dhe në të tretin PSG me vetëm një shans pak më të vogël se Reali – 14.7 për qind. Atletico Madrid ka më pak shanse për të fituar Ligën e Kampionëve – vetëm 5%.

/GazetaBlic Sport/