Sporti

Manchester City ka epitetin e favoritit ndaj Real Madrid

04/09/2024 16:16
nga:Mergim Rreci

Sot luhen dy ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Arsenali do të presë Bayernin nga ora 21:00, ndërsa Reali në të njëjtën kohë do të presë Manchester Cityn në Madrid.

Ky do të jetë sezoni i tretë radhazi në të cilin këto dy klube përplasen në fazën eliminatore të kompeticionit, përcjell GazetaBlic Sport.

Bazuar tek kuotat e basteve, Manchester City është favorit i lehtë ndaj Real Madrid në ndeshjen e sotme. Fitorja e skuadrës angleze kuotohet me kuotë 2.55, fitorja e madrileneve me kuotë 2.75, kurse një barazim i mundshëm ka kuotën 3.40.