Lajme

Në Ditën e Kushtetutës, Bajrami ia publikon Kurtit shkeljet – rikthen deklaratën e tij

04/09/2024 14:18
nga:G C

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka rikthyer një deklaratë të kryeministrit Albin Kurti, me rastin e Ditës së Kushtetutës.

Bashkë me këtë deklaratë, Bajrami ka publikuar shkeljet e Kushtetutës nga Qeveria.

Ajo ka përmendur Ligjin për Këshillin Prokurorial, ndërhyrjen në kompetencat e Komunës së Kamenicës për reformën në arsim, Ligjin për zyrtarët publik, Ligjin për Paga, Ligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, shkarkimin e 8 anëtarëve të Bordit të RTK’së dhe shkarkimin e pesë anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

“”Kush e shkelë Ligjin është kriminel, kush e shkelë Kushtetutën është superkriminel” thënie nga Albin Kurti, kryeministër i këtyre ministrave 👇”, ka shkruar Bajrami.