Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Ditën e Kushtetutës së vendit.
Ajo e cilësoi Kushtetutën si normë supreme që përcakton vlerat e shoqërisë sonë.
“Sot, në ditën e miratimit të Kushtetutës, e cila është normë supreme që përcakton identitetin dhe vlerat e shoqërisë sonë demokratike, rikonfirmojmë përkushtimin tonë institucional për zbatimin dhe afirmimin e këtyre vlerave”, ka thënë Osmani.
“Kushtetuta jonë është udhërrëfyese, ndaj zbatimi pakompromis i saj na ndihmon dhe përshpejton procesin tonë integrues drejt familjes së madhe euroatlantike”, shtoi më tutje ajo.


