Showtime

Gjiko ka një kërkesë për Edona James

04/09/2024 08:22
nga:N K

Reperi i njohur kosovar, Gjiko ka një kërkesë për ish-banoren e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Edona James.

Ai ka thënë se po kërkon nga Edona James të bëjnë një video në TikTok me të, madje edhe ka publikuar mesazhet me këtë të fundit, e cila nuk i kishte kthyer përgjigje.

“Spo ma kthen mesazhin veq mos haro që ti m’shkruve e para, a mundeni mi fol mirë për mu, tregoni që jom djalë i mirë se fort pe du ni TikTok me të”, shkroi tutje ai.

Mirëpo, më pas reagoi edhe Edona, duke i lënë në koment emoji disa zemra të kuqe.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Asdren Gjikolli (@gjikotheflyboy)