Lajme

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ia referon komisionit kërkesën për anëtarësim të Autoritetit Palestinez

04/08/2024 19:07
nga:G B

Këshilli i Sigurimit i OKB-së i ka referuar komisionit të pranimeve kërkesën e Autoritetit Palestinez për t’u bërë anëtare e plotë e OKB-së.

Ai komitet është caktuar të mblidhet në orën 15:00 në Nju Jork, raporton SkyNews.

Këshilli mësohet se ka mbajtur konsultime të mbyllura mëngjesin e sotëm.