Lajme

Drejtori i Ujësjellësit në Serbi jep dorëheqje për shkak të vrasjes së 2 vjeçares Danka Iliq

04/08/2024 13:45
nga:N K

Drejtori i Ndërmarrjes Komunale “Vodovod” nga Bori, Goran Paviq, sot në mëngjes ka dhënë dorëheqje nga ajo pozitë.

Siç mëson jozyrtarisht Informer, Paviq dha dorëheqjen për arsye morale pasi dy punonjës u arrestuan nën dyshimin se kishin marrë pjesë në vrasjen e vajzës Danka Iliq (2).

Policia serbe është ende në kërkim të trupit të vajzës. Policia njoftoi dje se me ekipin e shpëtimit dhe Shërbimin e Shpëtimit Malor kanë kontrolluar gjysmën e rrugës shtatë kilometra të kanionit të Lazarevit, si dhe kanë kontrolluar edhe gropën mbi kanion, e cila është 70 metra e thellë.

Për kërkimin përdoren pajisje të specializuara të shpëtimit.

E gjithë zona e kanionit është inspektuar me një dron të pajisur me kamera termike dhe mundësinë e hartës 3D dhe me atë rast nuk është vërejtur asgjë, raporton RTS.

Dy vjeçarja Danka Iliq u zhduk më 26 mars në pronën e familjes.

Pas një kërkimi 10-ditor dhe kontrolleve të hollësishme të të gjitha pistave dhe informacioneve, policia arrestoi dy 50-vjeçarë nga Bori, të dyshuar për vrasje, të cilët u dërguan për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë e Lartë Publike në Zajeçar. Atyre u është caktuar masa e paraburgimit deri në 30 ditë. Ata akuzohen për veprën penale të vrasjes së rëndë në bashkëpunim.

Prokuroria njoftoi se D.D. ka pranuar krimin, ndërsa J. S. mbrohej me heshtje. Babai dhe vëllai i njërit prej të dyshuarve janë arrestuar nën dyshimin se kanë ndihmuar në zhvendosjen e trupit në një vend ende të panjohur. Vëllai i të dyshuarit për vrasjen e D. D. ka ndërruar jetë në Policinë në Bor.