Showtime

Blero sjell këngën e re “Për ty”

04/08/2024 09:22
nga:N K

Blero Muharremi ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Për ty” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Artisti i njohur shqiptar është kthyer në balada meqë edhe i përket një zhanri të tillë.

Teksti është shkruar nga vet këngëtari në bashkëpunim me Ukin dhe me orkestrim nga Edon Avdiu.

Masterizimi ndërkohë është bërë nga Çekiç.

Këngën e plotë tashmë mund ta gjeni në YouTube në kanalin zyrtar të Bleros.

I njëjti muajve të fundit ka qenë shumë i komentuar në media për shkak të pjesëmarrjes në Big Brother VIP Kosova 2.