Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka mbajtur tubim me diasporën në Grac të Austrisë, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky tubim dëshmon përkrahjen e fuqishme për Kryeministrin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje.
Postimi i tij i plotë:
Tubimin e radhës e kishim me diasporën në Grac të Austrisë. Ky tubim masiv dëshmon përkrahjen e fuqishme për Kryeministrin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje.


