Sporti

Verstappen tregon sekretin e fitores në Japoni: Strategjia funksionoi në perfeksion!

04/07/2024 16:44
nga:E K

Max Verstappen u rikthye te suksesi në Formula 1, me holandezin që dominoi në pistën e Suzukas në Çmimin e Madh të Japonisë.

Holandezi, vijon të konfirmojë se edhe në këtë sezon është pretendenti kryesor pavarësisht dëshirës së Ferrarit me Carlos Sainz dhe Charles Leclerc.

Pas garës, tre herë Kampioni i Botës theksoi se strategjia e skuderisë për të ndryshuar disa detaje të makinës rezultoi si vendimi i duhur ndërsa shtoi se ishte e lehtë ta pilotoje Redbullin.

“Strategjia funskionoi në perfeksion, nuk mund të bënim më mirë. Mendoj se morëm vendimin e duhur para kualifikueseve për të ndryshuar diçka në makinë, iu përshtatëm më shumë kësaj gare dhe kjo na ndihmoi. Në garë isha shumë i kënaqur nga makina, shumë më shumë se sa në provat e lira. Kur ke një ndjesi të mirë me makinën është edhe më e lehtë për t’i dhënë asaj, si dhe për të menaxhuar gomat”, u shpreh Verstappen.

Pas katër garave të para në Formula 1, Max Verstappen udhëheq klasifikimin me 77 pikë, i ndjekur nga shoku i skuadrës, Perez me 64 ndërsa në vend të tretë është Leclerc me 59 pikë.