Lajme

Basha reagon ndaj LDK-së: Që 3 vjet me llupë në dorë dhe s’po gjeni asgjë

04/07/2024 16:02
nga:G B

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka reaguar ndaj LDK-së, e cila ka deklaruar se po përcjellë me llupë çdo keqpërdorim të pushtetit, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se që 3 vjet janë me llupë në dorë dhe s’po gjejnë asgjë.

Ai ka pyetur LDK-në për ndarje të terminaleve e bordeve me marrëveshje, privatizim e vjedhjeve të 2 milionëve nga Thesari.

Postimi i tij i plotë:

𝐐𝐞 𝟑 𝐯𝐣𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐥𝐥𝐮𝐩ë 𝐧’𝐝𝐨𝐫ë 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐬’𝐮𝐧 𝐩𝐨 𝐠𝐣𝐞𝐣𝐧ë 𝐬𝐞𝐧𝐝!

A kur kanë qeverisë këta s’ka pas nevojë për llupë, keqperdorimet janë pa prej aeroplanit.

Kallzoni qytetarëve ku e kishi llupën kur i ndajshi terminalet e bordet me marrëveshje?

A keni pas llupë kur para syve ju hupshin ka 2 milion euro?

Ku ju ka pas hup llupa kur e keni privatizu Kosovën për hekra?